Bota

Kancelari gjerman, Merz: Anëtarësimi i menjëhershëm në BE për Ukrainën është i pamundur

Shpërndaje

Kancelari gjerman Friedrich Merz e quajti të pamundur pranimin e menjëhershëm të Ukrainës në Bashkimin Evropian, ndërsa mbështeti bashkëpunimin më të ngushtë me Kievin brenda institucioneve të BE-së.

“Të gjithë e kuptojnë se pranimi i menjëhershëm i Ukrainës në BE është, sigurisht, i pamundur”, tha ai në një konferencë për shtyp pas samitit informal të BE-së në Nikozia, të transmetuar nga NTV.

Merz tha se donte të arrinte “përfshirje më të ngushtë të Ukrainës në punën e institucioneve evropiane”. Si shembull, ai përmendi pjesëmarrjen e presidentit ukrainas Volodymyyr Zelensky në samitet e BE-së, por pa i dhënë Kievit të drejtën e votës.