BotaTop Lajme

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA në Pakistan

Shpërndaje

Raundi i ardhshëm i negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të mbahet në Pakistan më 16 prill, raportoi The Atlantic, duke cituar një burim në Teheran.

Të dy vendet zhvilluan bisedime në Islamabad të shtunën, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi një marrëveshje armëpushimi dyjavore me Teheranin.

Të dielën në mëngjes, zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance deklaroi se Irani dhe Shtetet e Bashkuara nuk kishin arritur një marrëveshje pas 21 orësh negociatash.

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif deklaroi se përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit janë ende në zhvillim, edhe pse bisedimet e fundit në Islamabad nuk arritën një marrëveshje përfundimtare.

Kryeministri Sharif theksoi se armëpushimi aktual është rezultat i përpjekjeve të vendit të tij, duke shtuar se puna vazhdon për të adresuar disa çështje që mbeten të pazgjidhura.

Ai e cilësoi procesin si delikat, por me progres të dukshëm.

Sharif nënvizoi rëndësinë historike të këtyre bisedimeve, duke theksuar se ishte hera e parë në 47 vite që delegacionet e dy vendeve u ulën ballë për ballë për negociata direkte.

Ai shtoi se diskutimet zgjatën rreth 21 orë dhe në disa momente ishin pranë dështimit total.

Pavarësisht kësaj, Pakistani ka deklaruar se do të vazhdojë të luajë rolin e ndërmjetësit për të nxitur dialogun dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Vendit i atribuohet një rol i rëndësishëm në arritjen e armëpushimit dyjavor të shpallur javën e kaluar.