BotaTop Lajme

Presion dhe kërcënim nga SHBA, Irani mund të bojkotojë bisedimet e paqes në Pakistan

Shpërndaje

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës rrezikojnë të minojnë përpjekjet diplomatike për paqe.

Sipas mediave iraniane, përfshirë agjencinë Tasnim, Teherani mund të mos dërgojë delegacion në raundin e ri të bisedimeve që pritet të zhvillohen në Islamabad, për sa kohë që vazhdon bllokada detare e vendosur nga SHBA.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se një delegacion i nivelit të lartë do të marrë pjesë në negociata, i udhëhequr nga zëvendëspresidenti JD Vance.

Megjithatë, deklaratat e Trump kanë rritur më tej tensionet, pasi ai paralajmëroi se do të “shkatërrojë” infrastrukturën kritike të Iranit, përfshirë termocentralet dhe urat, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Sipas raportimeve, Irani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për pjesëmarrjen në negociata, ndërsa kushtëzon angazhimin e tij me heqjen e bllokadës detare.

Kjo bllokadë u vendos nga SHBA pas lëvizjeve të Teheranit për të mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës.

Lexo:

S’ka trafik në Hormuz, Irani i bën thirrje Trumpit të heqë bllokadën “budallaqe”
Kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Qalibaf, e ka quajtur bllokadën amerikane të porteve të Iranit “budallallëk”, por thotë se është bërë përparim në bisedime, pavarësisht se të dy vendet mbeten “larg” një marrëveshjeje paqeje.

Ndërkohë, presidenti amerikanm, Donald Trump, ka deklaruar së fundmi se po zhvillohen “biseda shumë të mira” me Iranin, por ka shtuar se nuk do ta lejojë Teheranin të “shantazhojë” SHBA-në për ngushticën.

Trumpi ka thënë po ashtu se bllokada do të vazhdojë derisa “transaksioni ynë me Iranin të jetë 100% i përfunduar”, ndërsa Irani thotë se ngushtica do të mbetet e mbyllur derisa SHBA-ja të heqë rrethimin.

Dy anije luftarake iraniane kanë hapur zjarr ndaj një tankeri në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa anije të tjera raportojnë se janë goditur nga “predha të panjohura” gjatë fundjavës.

Anijet kanë ngecur përsëri rreth Ngushticës së Hormuzit pasi Irani rifillon bllokadën e tij, teksanjë faqe interneti për ndjekjen e trafikut detar nuk tregon asnjë anije që kalon rrugën kryesore ujore.