RajoniTop Lajme

Zgjedhjet në Bullgari/ Sondazhet: Partia e ish-presidentit Radev, gati për fitore

Shpërndaje

Partia e ish-presidentit të bullgarisë, Rumen Radev, është drejt rrugës për të fituar zgjedhjet parlamentare që u mbajtën këtë të diel në mbarë vendin.

Sipas sondazheve të para në përfundim të orarit zyrtar të votimit, Partia Bullgaria Progresive, është gati për të fituar të paktën 40% votave.

Agjencia e sondazheve Market Links parashikoi se partia e ish-presidentetit do të fitonte 38.9%, ndërsa Alpha Research e vendosi rezultatin në 37.5% të votave.

Lëvizja e sapokrijuar e Radev, i njohur për lidhjet e tij me Rusinë, do të duhet të bashkohet me parti të tjera për të formuar një shumicë qeverisëse në Bullgari./CNA