Raundi i dytë i bisedimeve Izrael-Liban në Shtëpinë e Bardhë/ Trump pritet të jetë i pranishëm
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të jetë i pranishëm në një pjesë të bisedimeve të drejtpërdrejta Izrael-Liban, të cilat do të zhvillohen sonte në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas mediave ndërkombetare, Trump gjithashtu planifikon të përshëndesë ambasadorët e Izraelit dhe Libanit në SHBA kur ata mbërrijnë për bisedime.
Raundi i dytë i bisedimeve do të zhvillohet në mes të armëpushimit të brishtë 10-ditor në Liban, i cili skadon në ditët në vijim.
Ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, dhe ambasadorja libaneze në SHBA, Nada Hamadeh Moaëad, pritet të përfaqësojnë vendet e tyre në bisedimet e drejtpërdrejta. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, po ashtu pritet të marrë pjesë në një pjesë të takimit.
Delegacioni amerikan ka shtuar se ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, i cili nuk ishte i pranishëm në bisedimet e javës së kaluar, dhe ambasadori i SHBA-së në Liban, Michel Issa, dhe këshilltari i Departamentit të Shtetit, Michael Needham, janë përsëri pjesë e ekipit amerikan. /CNA

