Kronikë e zezëMaqedoniTop Lajme

Shkatërrohen grupe të organizuara kriminale për shitje të paligjshme të barnave dhe pajisjeve mjekësore

Shpërndaje

Janë privuar nga liria 14 persona , janë shkatërruar grupe të organizuara kriminale për shitje të paligjshme të barnave dhe pajisjeve mjekësore
Më 23.04.2026, nga ana e Departamentit për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PThPNKOK), është realizuar aksion policor, me ç’rast janë shkatërruar grupe të organizuara kriminale të përfshira në kryerjen e veprave penale “bashkim kriminal”, “cenim i të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj” dhe “pranim ryshfeti”.
Në kuadër të aksionit, në bazë të urdhrave të siguruara paraprakisht nga Gjykata Themelore Penale, janë ushtruar kontrolle në disa lokacione në Shkup, Strumicë dhe Manastir, me ç’rast u privuan nga liria 14 persona, prej të cilëve disa të punësuar si mjekë në klinikat e Shkupit, pronarë të ordinancave dermatologjike dhe organizatorë të transportit dhe shitjes së mallrave të futura ilegalisht me status të barnave dhe pajisjeve mjekësore, pa leje nga organi kompetent, pa udhëzim dhe pa etiketa.
Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar sasi më të mëdha të barnave dhe pajisjeve mjekësore (fillerë, botoks, acid hialuronik), 39.285 euro, 2.490 franga zvicerane dhe 26.000 denarë, një automjet udhëtarësh i markës “Porshe”, sasi më e madhe parfumesh dhe deklarata për to, telefona mobilë, lëndë bimore dhe të tjera.
Sot (24.04.2026), Njësia për Krim Financiar pranë Sektorit për Hetime Kriminalistike në kuadër të Departamentit për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, në PThPNKOK parashtroi kallëzim penal kundër 19 personave fizikë dhe gjashtë personave juridikë, përkatësisht: kundër N.A. (43), S.K. (46), A.K. (41), M.Gj. (47), Gj.S. (32), S.M.S. (31) dhe V.S. (49) për veprat penale “cenim i të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj” (neni 285 paragrafi 5 në lidhje me paragrafët 1 dhe 2 të Kodit Penal) dhe “bashkim kriminal” (neni 394 paragrafi 1 i Kodit Penal); kundër V.A. (61), R.T.Gj. (53) – bashkëpronare e një personi juridik nga Shkupi, N.K. (42) – e punësuar si mjeke në ISHP “8 Shtatori”, A.K. (45) – i punësuar si mjek në ISHP “8 Shtatori”, D.F. (44) – i punësuar në ISHP “Klinika Universitare për Dermatologji Shkup”, M.I.V. (38) – e punësuar si mjeke në ISHP “8 Shtatori”, A.T. (27), S.F. (36) – menaxher i një personi juridik nga Shkupi, K.A. (53) – menaxher i një personi juridik nga Manastiri, O.D. (65) – menaxher i një personi juridik nga Shkupi dhe S.A. (40) – menaxher i një personi juridik nga Shkupi, për veprat penale “cenim i të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj” (neni 285 paragrafi 5 në lidhje me paragrafët 1 dhe 2), në lidhje me nenin 22 “bashkëkryerje” dhe “bashkim kriminal” (neni 394 paragrafi 2 i Kodit Penal); kundër A.M. (38) për veprat penale “marrje ryshfeti” (neni 357), “bashkim kriminal” (neni 394 paragrafi 2) dhe “cenim i të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj” (neni 285 paragrafi 5 në lidhje me paragrafët 1 dhe 2), në lidhje me nenin 22 “bashkëkryerje” të Kodit Penal;si dhe kundër pesë personave juridikë nga Shkupi dhe një nga Manastiri për veprën penale “cenim i të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj” (neni 285 paragrafi 6 në lidhje me paragrafët 1 dhe 2) të Kodit Penal.
Gjatë vitit 2026, të denoncuarit N.A., S.K., A.K. dhe M.Gj. kanë krijuar një bashkim kriminal me zonë veprimi në Shkup dhe rrethinë, të cilit më pas i janë bashkuar V.A., A.M., R.T.Gj., duke përdorur një person juridik nga Shkupi, si dhe të denoncuarit Gj.S., S.M.S. dhe V.S. si organizatorë të një bashkimi kriminal me zonë veprimi në Shkup dhe Maqedoninë Lindore, të cilit më pas i janë bashkuar të denoncuarit N.K., A.K., D.F., M.I.V., A.T., S.F., K.A. dhe O.D., duke përdorur persona juridikë nga Manastiri dhe Shkupi.
Me qëllim përfitimi të kundërligjshëm pasuror në përmasa të mëdha, ata kanë furnizuar barna dhe pajisje mjekësore të falsifikuara (botoks) nga Serbia, Koreja dhe Turqia. Këto produkte janë futur në mënyrë të paligjshme në territorin e shtetit me qëllim magazinimin, distribuimin dhe shitjen e tyre, me ndihmën e anëtarëve të bashkimit kriminal, në pjesën më të madhe mjekë me profesion, si dhe përdorimin/aplikimin e tyre tek persona të tretë.
Edhe pse të vetëdijshëm se bëhej fjalë për barna dhe pajisje mjekësore që, sipas Ligjit për barna, nuk ishin importuar në përputhje me rregullat dhe nuk kishin udhëzim dhe deklaratë të miratuar nga MALMED, ata kanë kryer ndërhyrje estetike, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën dhe shëndetin e njerëzve.
I denoncuari A.M., në cilësinë e nëpunësit doganor, me qëllim që të përfitonte për vete fitim material në mënyrë të kundërligjshme dhe për t’u ndihmuar organizatorëve, ka pranuar ryshfet në dy raste për të kryer veprim zyrtar që nuk duhej ta kryente, duke mundësuar hyrjen e mallrave ilegale pa u realizuar kontrolli doganor i dy kutive të mbërritura me barna.