MaqedoniTop Lajme

Taksisti i zhvat zviceranit 130€ për një rrugë të shkurtër brenda Shkupit

Shpërndaje

Një turist nga Zvicra ka denoncuar në polici se është mashtruar nga një taksist në Shkup, pasi i është kërkuar një shumë e madhe për një udhëtim të shkurtër.

Sipas denoncimit, 43-vjeçari ka përdorur shërbimin taksi nga qendra e qytetit deri në Sredno Vodno, ku shoferi i ka kërkuar plot 7.800 denarë apo rreth 130 euro. Pasi ai ka reaguar se çmimi ishte tepër i lartë, taksisti është bërë agresiv dhe është larguar nga vendi, raporton TV Star.

Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Ky incident rikthen në vëmendje problemin e shërbimeve të parregulluara të taksive dhe mbrojtjen e turistëve në kryeqytet.