Vuçiq me deklaratë ‘bombë’: Më thonin se jam pro shqiptar, sepse nëna ime ka tradhtuar babain me një shqiptar dhe unë jam i tillë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë një deklaratë të forte gjatë podcastit “The Rest Is Politics: Leading”, ku ishte i ftuar dhe ka folur për ato që ai i cilëson si sulme të rënda personale dhe shpifje ndaj tij.
“A mund ta kuptosh argumentin kur dikush po hedh një mallkim kundër teje? Duke shtuar madje se babai yt në të vërtetë nuk është babai yt, sepse nëna jote ka qenë një bushtër dhe ajo ka tradhtuar babain tënd të supozuar me një shqiptar dhe prandaj ti je kaq pro-shqiptar”, tha mes të tjerash Vuçiç.
Në komentet e tij, Vuçiç shprehet se kundërshtaret politikë përdorin narrativë ekstreme për ta diskredituar, duke përfshirë sulme ndaj origjinës familjare dhe motive etnike.
Deklarata pritet të ngjallë reagime të forta në opinionin publik dhe në nivel diplomatik, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e lartë të çështjeve etnike në rajon./TCH

