MaqedoniTop Lajme

Ahmeti: Sonte, Tetova foli fuqishëm!

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbajtjen e Kuvendit të Gjashtë Zgjedhor të Degës së Tetovës, e ka cilësuar atë si dëshmi të forcës dhe unitetit të partisë.

Postimi i plotë:
Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor i degës së Tetovës dëshmoi edhe njëherë se Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca më e organizuar, më e pjekur dhe më e vendosur politike në vend.
Me konstituimin e të gjitha organeve të degës, Tetova sonte dha mesazh të qartë: uniteti ynë është i pathyeshëm, vizioni ynë është i qartë dhe rruga jonë drejt fitoreve të reja është e pakthyeshme.
Pashë energjinë e brezave që ndërtuan BDI-në ndër vite dhe vendosmërinë e të rinjve që sot marrin përgjegjësi për ta çuar përpara misionin tonë politik e kombëtar. Ky bashkim gjeneratash është garancia më e madhe për sukseset që na presin.
Tetova sonte demonstroi seriozitet, dinjitet dhe gatishmëri për sfidat e kohës.
Tetova është gati.
BDI është gati.
Fitoret e ardhshme po vijnë!