RajoniTop Lajme

Kurti, mërgatës: Regjistrohuni sot ose nesër, pas afatit s’mund të votoni

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është drejtuar mërgatës, së cilës i ka kërkuar të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një video-adresimi, në rrjetin social Facebook, ai ka theksuar se afati për regjistrim përfundon nesër, dhe në rast të mosregjistrimit, mërgata s’mund të votojë.

‘’Të dashur bashkatdhetarë, nesër përfundon afati për regjistrim për votim nga mërgata. Të gjithë ju që nuk do të keni mundësi të jenë fizikisht në Kosovë me 7 qershor, bëjeni regjistrimin për votim sot ose nesër. Pas këtij afati nuk do të mund të ushtroni të drejtën tuaj për votim. Le të bashkohemi të gjithë për shtetin e ta bëjmë edhe më të madhe fitoren e 7 qershorit’’, ka thënë Kurti.