Sekuestrohen mbi 10 mijë euro të falsifikuara në Kosovë, një në pranga (Foto)

Shpërndaje

Sekuestrohen mbi 10 mijë euro të falsifikuara në Kosovë. Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, arrestuan dje në fshatin Shakovicë të Podujevës një person, i cili ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro, e të cilat synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në ‘falsifikim parash’ dhe konfiskohen mbi 10 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara

Prishtinë 16.03.2024

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, më 15.03.2024 kanë zbatuar Urdhëresën për ‘Masa të fshehta hetimore’, përkatësisht ‘Blerja e simuluar e artikujve, shërbimeve ose sendeve’, të lëshuar më 14.03.2024 nga Prokuroria Themelore Prishtinë.

Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës, i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000). I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

Policia, gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar:
• 5000 x 2 € monedha, dyshohet të jenë të falsifikuara,
• 3 kartëmonedha nga 20 euro, dyshohet të jenë të falsifikuara,
• Vetura e përdorur nga i dyshuari dhe
• Një telefon celular.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.