Ministrat Sveçla dhe Balla nënshkruajnë marrëveshje për lehtësimin e kalimit të kufirit në Morinë-Kukës

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, zhvilloi një takim të rëndësishëm me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Brendshme në Shqipëri, z. Taulant Balla, për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në këtë takim, u nënshkrua marrëveshje për lehtësimin e procedurave të kalimit në pikën kufitare Morinë-Kukës. Ky proces i lehtësimit të kalimit kufitar nga 4 muaj që është zbatuar deri më tash, tash e tutje do të jetë 9 muaj brenda vitit.

Bashkarisht, të dy ministrat mbeten të përkushtuar në zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e Ministrive të tyre, me qëllim që qytetarët të lëvizin, të punojnë dhe të ndërveprojnë lirshëm midis dy vendeve.