Anketa e fundit: VLEN për herë të parë para BDI-së
Nëse sot do të zhvilloheshin zgjedhjet, partia VLEN do të fitonte 34.5% të votave në bllokun politik shqiptar, ndërsa BDI do të mbante 30.9%, sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim STRATUM RID.
Sondazhi u zhvillua me 1200 të anketuar, përmes intervistave të drejtpërdrejta dhe reflekton një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike në komunitetin shqiptar.
Anekta është zhvilluar në periudhën 27 prill – 10 maj.

VLEN: Qytetarët po i japin mbështetje absolute frymës së re që po sjellim në politikë
Sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim STRATUM RID, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, partia VLEN do të renditej si forca e parë politike në bllokun shqiptar, duke e lënë pas BDI-në.
Në pyetjen, për kë do të votoni nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet, 34.5% e të anketuarve janë deklaruar për VLEN-in, ndërsa për Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) 30.9%.
Në këtë mënyrë, VLEN-i le pas BDI-në duke reflektuar një dallim jo të vogël.
Ky është çmimi që po pagun BDI-ja, e cila me manipulime dhe përmes temave që i ka lënë të pazgjidhura me dekada, po mundohet t’i nënvlerësoj shqiptarët.
Sondazhi është realizuar mbi një mostër prej 1200 të anketuarish përmes intervistave të drejtpërdrejta, duke ofruar një pasqyrë aktuale të disponimit politik të elektoratit shqiptar.
Rezultatet tregojnë një trend të ri politik dhe një rritje të besimit të qytetarëve ndaj VLEN-it, ku po pozicionohemi si alternativa kryesore në kampin politik shqiptar.

