ASH-Sela: MASH ndan bursa vetëm për Gjuhën Maqedonase, anashkalohen studimet për Gjuhën Shqipe
Përmes një postimi në Facebook, Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela ka reaguar ashpër ndaj ndarjes së bursave vetëm në gjuhën maqedonase, duke anashkaluar studimet e Gjuhës Shqipe, njofton Albazone Media.
Ragimi i plotë:
Ministria për Arsim dhe Shkencë ka shpallur një thirje diskriminuese që favorizon vetëm studentët e katedrës së Gjuhës Maqedonase. Në një njoftim lëshuar në të gjitha universitetet publike dhe private, madje edhe në Universitetin e Tetovës, MASH njofton de do të ndajë 15 bursa për studentë që do të regjistrohen në vitin e parë në katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë maqedonase.
Bursa të tilla nuk janë parapa për Gjuhën Shqipe, dhe për këtë nuk është dhënë asnjë sqarim.
Aleanca për Shqiptarët, e drejtuar nga Ziadin Sela, e vlerëson si diskriminues dhe racist këtë vendim dhe kërkojmë tërheqjen dhe korigjimin e të njëjtit. Nëse MASH duhet të mbështet studimet e gjuhëve, kjo duhet të vlejë për të gjitha gjuhët dhe etnitë dhe jo ekskluzivisht vetëm për gjuhën maqedonase.
Ky njoftim dëshmon edhe një herë qasjen e Qeverisë kundër Gjuhës Shqipe që ka filluar shumë më herët me tendencat për ndalimin e përdorimit të Gjuhës Shqipe si dhe me vetë iniciativën e Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Aleanca për Shqiptarët
– Ziadin Sela, Kryetar

