MaqedoniTop Lajme

Bekim Fetaji: Arsimi i lartë po zhvendoset nga edukimi bazuar në fakte, në edukim i bazuar në shkathtësi

Shpërndaje

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Bekim Fetaji, në emisionin Debat në Shenja, i pyetur për të dhënë vlerësim për gjendjen e arsimit të lartë në RMV, tha se jo vetëm tek ne por edhe në botë, është duke pësuar një ndryshim, ku nga një edukim i bazuar në fakte në një edukim të bazuar në shkathtësi dhe përafrim me tregun e punës.

“Edhe ne si UNT për këtë shkak kemi bërë shumë lëvizje në këtë sferë, kemi bërë seminare për rritjen e kapaciteteve ku me ndihmën e SHBA-së, kemi angazhuar shumë profesorë nga vende të ndryshme të SHBA-së, ish fitues të stipendioneve të cilat ambasada e SHB-së i angazhojë dhe disa prej tyre ishin fizikisht prezent disa online, ku diskutoheshte mënyra se si duhet të kalohet në edukimin e bazuar në shkathtësi dhe përafrimin me tregun”, tha Fetaji.

Ai tha se problemi shfaqet edhe në provimet klasike, të cilat sipas tij, tani më nuk funksionojnë.

“Ne kemi bërë disa lëvizje dhe kalojmë në të ashtuquajturën provime me libra të hapura, ku mënyra dhe definimit të provimit është bazuar në analizë dhe sintezë ku studentëve u mundësohet që të përdorin çfarëdolloj vegle, me qëllim që ta përfundoj pjesën praktike që i kërkohet”, deklaroi më tej Fetaji.