MaqedoniTop Lajme

​Nga sot shoferët me kategori “B” mund të ngasin motorë deri në 125 kubikë, këto janë kushtet

Shpërndaje

Nga sot, me kategorinë B mund të drejtohet motoçikletë deri në 125 cm³, por vetëm pasi është dhënë më parë trajnimi teorik i detyrueshëm katërorësh.

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se është miratuar një Rregullore e re me të cilën rregullohet trajnimi teorik i detyrueshëm katërorësh për drejtimin e motoçikletës deri në 125 cm³ (kategoria “1” me ndërrues automatik, deri në 11 kW).

Ky trajnim i detyrueshëm i referohet personave të moshës 23 -vjeçare dhe të cilët posedojnë minimum 5 vjet patentë shoferi të vlefshme të kategorisë “B” , jo më të rinj. Për më të rinjtë të moshës 23-vjeçare dhe pa 5 vjet patentë shoferi të kategorisë “B” vlen detyrimi që të japin provimin e kategorisë “A”.

Trajnimi zgjat katër orë dhe përfshin tema kyçe për sigurinë: pajisjet mbrojtëse, kontrollin dhe stabilitetin e motoçikletës, transportin e bashkudhëtarit dhe përballimin e rreziqeve në rrugë.

Pas përfundimit të orëve, autoshkolla lëshon një vërtetim zyrtar (formular në format A5) dhe e njofton MPB-në, ku do të mbahet evidencë për të gjitha vërtetimet e lëshuara në bazë të të dhënave të marra drejtpërdrejt nga autoshkollat.

Theksojmë se nuk lejohet drejtimi i motoçikletës deri në 125 cm³ nëse nuk është dhënë trajnimi teorik dhe është siguruar vërtetimi i autoshkollës.