Maqedoni

Nusret Haliti zgjidhet drejtor i AKE-së

Shpërndaje

Inxhinieri i elektroteknikës Nusret Haliti nga Tetova është zgjedhur drejtor i ri i Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE), një prej institucioneve kryesore rregulluese në vend, përcjell TV21. Haliti do të jetë pasardhës i Jeton Akikit.

Haliti është magjistër i shkencave në Sisteme të Integruara Mikrokompjuterike dhe i diplomuar në Elektronikë dhe Telekomunikacion në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
VENDIMI AEK Drejtori