MaqedoniTop Lajme

Prof.Dr Jusuf Zjeneli zyrtarisht kandidat për rektor të UT-së (VIDEO)

Shpërndaje

Universiteti i Tetovës ka hapur sot zyrtarisht konkursin për zgjedhjen e rektorit të ri për mandatin 2026–2029, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 13 prill 2026.

I pari që ka dorëzuar kandidaturën është rektori aktual, Prof. Dr. Jusuf Zejenli. Përmes një videoje, ai u ka bërë thirrje profesorëve dhe anëtarëve të senatit që ta mbështesin me votën e tyre për të vazhduar drejtimin e universitetit.

Sipas burimeve të portalit TS, në mesin e emrave që përfliten si kandidatë të mundshëm për këtë post janë edhe Prof. Dr. Fari Ramadani, Prof. Dr. Kenan Ferati dhe Prof. Dr. Kushtrim Ameti.