RajoniTop Lajme

Fillon publikimi i rezultateve nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka filluar publikimin e rezultateve nga votimi në 30 përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas rezultateve të para, ku janë numëruar dy kuti nga 47 gjithsej, LVV është e para me 1,024 vota, PDK ka 92 vota, LDK 66 vota, Aleanca 23 vota.

Votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësitë diplomatike. Nga 27,724 votues të regjistruar kanë votuar rreth 81% e tyre apo 22,414.

Për të parë rezultatet klikoni KËTU.