RajoniTop Lajme

“Ju erdhi fundi”/ Studentët mesazh të fortë Ramës, shpalosin banderolën gjigande në Universitetin Politeknik

Shpërndaje

Një grup studentësh kanë shpalosur një banderolë gjigante ku shkruhet “Ju erdhi fundi”!, “Shqipëria nuk është në shitje”.

Bnaderola u shpalos në ballkonin e Universitetit Politeknik. Në shenjë revolte u ndezën edhe flakadanë.

Ky ka qenë edhe një moment i fortë dhe kulminant në protestë.

Ky ishte një mesazh se studentët nuk kanë harruar, referuar vitit 2018 kur u mbajt edhe protesta më e madhe studentore që nga viti 1991.