Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Çair zgjodhi strukturat e reja
Sot, në një atmosferë tejet pozitive, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së Çairit, një ngjarje e rëndësishme organizative që dëshmoi edhe një herë pjekurinë, unitetin dhe forcën e strukturave tona.
Në kuadër të kuvendit u zgjodhën organet përbërëse të Degës së Çairit, anëtarët e degës, Këshilli Mbikëqyrës, Komiteti i Veteranëve, si dhe sekretarët e sekretariateve, duke vendosur themele të forta për vazhdimin e angazhimit tonë politik dhe shoqëror.
Nga ky kuvend u përcoll një mesazh i qartë: marrëdhëniet e mira ndërnjerëzore, uniteti dhe solidariteti janë çelësi i suksesit dhe karakteristika qenësore e Bashkimit Demokratik për Integrim. Pikërisht këto vlera na kanë mbajtur të bashkuar ndër vite dhe vazhdojnë të jenë forca jonë kryesore në përballjen me sfidat e së ardhmes.
Me respekt të ndërsjellë, përgjegjësi dhe angazhim të përbashkët, po e forcojmë kauzën tonë dhe po e ruajmë vlerën më të madhe që kemi, unitetin kombëtar.
Së bashku, më të fortë dhe më të vendosur për të ardhmen.

