RajoniTop Lajme

Protesta më e madhe për largimin e Ramës! Qytetarët para Kryeministrisë: Vetëm dorëheqje!

Shpërndaje

Mijëra qytetarë pasi u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në ditën e shtatë të tubimeve masive, duke i paraprirë asaj që është cilësuar si protesta më e madhe e organizuar deri më tani kundër qeverisë, nisën marshimin drejt Kryeministrisë. Nga të gjitha anët e qytetit, protestuesit po marshojnë me pankarta në duar, flamuj kuqezi dhe thirrje të forta drejtuar politikës. Atmosfera në rrugë është e ndezur, ndërsa qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ky tubim është masiv dhe pritet të shënojë kulmin e revoltës qytetare që ka përfshirë vendin dhe diasporën gjatë ditëve të fundit. Kërkesat mbeten të qarta: anulimi i projekteve të dyshimta, mbrojtja e pasurive kombëtare dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.