Sonte në Sheshin Skënderbeu, bashkë me Albin Kurtin – Krejt për shtet, shtet për krejt
Lëvizja VETËVENDOSJE! fton të gjithë qytetarët që sonte, në ora 23:00, të bashkohen në Sheshin Skënderbeu në një takim të madh qytetar me Kryeministrin Albin Kurti.
Postimi nga LVV:
Të dashur qytetarë,
Sonte, në ora 23:00, në Sheshin Skënderbeu, bashkohemi në një tubim të madh qytetar së bashku me Kryeministrin Albin Kurti. Ju ftojmë të jeni pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë, ku do të përcjellim mesazhin e qartë për një shtet të fortë, të drejtë dhe në shërbim të të gjithëve.
Krejt për shtet.
Shtet për krejt.
Ia qitëm pikën edhe një herë!

