RajoniTop Lajme

U.D. Presidentja Albulena Haxhiu pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa

Shpërndaje

U.D. Presidentja Albulena Haxhiu priti sot në takim Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, me të cilin diskutoi për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës, Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, reformat, stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e konsensusit kombëtar për çështjet që lidhen me Bashkimin Evropian, transmeton albazone media.

Gjatë takimit, U.D. Presidentja Haxhiu theksoi se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian mbetet interes strategjik shtetëror dhe zgjedhje demokratike e qytetarëve të saj. Ajo nënvizoi se Kosova vazhdon të jetë një nga shoqëritë më proevropiane në rajon, ndërsa orientimi i qartë i qytetarëve drejt vlerave evropiane përbën një forcë të rëndësishme për vendin dhe një bazë të sigurt për rrugën e saj evropiane.

Postimi i plotë:
Sot prita në takim Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.
Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror dhe zgjedhje demokratike e qytetarëve tanë.
Diskutuam për agjendën evropiane të Kosovës, Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, reformat, stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e konsensusit kombëtar për çështjet që lidhen me Bashkimin Evropian.
Kosova mbetet një nga shoqëritë më proevropiane në rajon. Ky orientim i qartë i qytetarëve tanë është forcë për vendin dhe bazë e sigurt për rrugën tonë evropiane.