MaqedoniTop Lajme

VLEN tejkalon BDI-në në anketa

Shpërndaje

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka publikuar rezultatet e tri anketave interne të realizuara gjatë muajit maj, sipas të cilave VLEN ka kaluar përpara BDI-së në kampin politik shqiptar.

Sipas Mickoskit, tri anketat janë realizuar në fillim, në mes dhe në fund të muajit maj. Ai theksoi se mesatarisht BDI ka pasur mbështetje prej 8 për qind, ndërsa VLEN 7 për qind, por situata ka ndryshuar pas bashkimit të koalicionit VLEN.

“Këto janë rezultate nga tri anketa të realizuara gjatë muajit maj, një në fillim, një në mes dhe një në fund të muajit. Nga këto tri anketa, mesatarisht BDI ka rejting 8 për qind, kurse VLEN 7 për qind. Mirëpo, befasi e këndshme për mua ishte se VLEN në fund të muajit maj, pas bashkimit, ka shënuar rritje në 8 për qind, kurse BDI ka rënë në 7.8 për qind”, deklaroi Mickoski.

Ai bëri të ditur gjithashtu se sipas të njëjtave anketa, VMRO-DPMNE gëzon mbështetje prej 25,2 për qind, ndërsa LSDM 8,6 për qind.

Sipas rezultateve të prezantuara nga Mickoski, partia ZNAM ka rejting prej 2,3 për qind, ndërsa LEVICA 6 për qind.