RajoniTop Lajme

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Edi Rama po merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj. Gjatë fjalës së tij në këtë event, Rama u shpreh se sot është një ditë krenarie për Forcat e Armatosura, për trupën pedagogjike dhe për Shtabin e Përgjithshëm.

Ai theksoi se dikur kjo fushë ishte e parregullt, ku Forcat e Armatosura mbaheshin në këmbë vetëm nga pasioni dhe edukata. Sipas tij, ku ishte një nga sektorët më të keqpaguar në rajon dhe kishin një buxhet qesharak.

Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë tha se objektivi i qeverisë është që deri në vitin 2030 është që Forcat e Armatosura të jetë të paguara mesatarisht sa të NATO-s.

Rama: Një ceremoni që për 67 oficerë dhe oficeret që sot ne jemi këtu për të kremtuar, është një ditë e paharrueshme. Dua ta nis fjalën time me një urim dhe me një shkrehje respekti për të gjithë prindërit e tyre. Jam i bindur që nëse për vajzat dhe djemtë që sot hynë në rrugën e shërbimit, është emocion, për prindërit është një emocion shumë i veçantë. Fëmijët e tyre sot janë shërbëtorë në uniformë në shërbim të atdheut, Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës.

Sot është një ditë krenarie për Forcat e Armatosura, për trupën pedagogjike, dhe për Shtabin e Përgjithshëm. Është krenari për të gjithë, sot unë e kam të pamundur që të mos kujtoj se në çfarë situatë dramatike ka nisur rilindja e Forcave të Armatosura. Kjo fushë, ka qenë një fushë dheu e papërdorshme dhe dallimi i kësaj pasqyre, është simbolikë për dallimin se si sot Forcat e Armatosura janë të mbështetura dhe të motivuara.

Kur kjo fushë ishte e parregullt, Forcat e Armatosura mbaheshin në këmbë vetëm nga pasioni dhe edukata. Ishin më të keqpaguarit në rajon dhe kishin një buxhet qesharak dhe nuk kishin asnjë perspektivë se gjërat do të ndryshonin. Sot kemi forcat më të mirëpaguara dhe nuk do të ndalemi asnjë vit. Objektivi ynë është që deri në vitin 2030 është që Forcat e Armatosura të jetë të paguara mesatarisht sa të NATO-s. Kemi një zotim për statusin e tyre, është raundi i fundit. Edhe këtë së shpejti do ta japim si lajm./Dosja.al
.