MaqedoniTop Lajme

Protesta kundër vendimit për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë

Shpërndaje

Qytetarë të shumtë janë mbledhur edhe sot në Tetovë për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i hap rrugë ndryshimit, përkatësisht rikthimit të emrave të vjetër të rrugëve në komunë. Protestuesit e kanë cilësuar vendimin si të papranueshëm, duke theksuar se historia nuk mund të kthehet prapa dhe se emërtimet që pasqyrojnë identitetin e qytetit nuk duhet të ndryshohen.

Gjatë protestës u dëgjuan edhe mesazhe të forta kundër rikthimit të emrave të periudhës së ish-Jugosllavisë. Një nga qëndrimet e shprehura ishte: “Shqiptarët ia kanë dhënë prej kohësh përgjigjen Josip Broz Titos. Historia nuk kthehet prapa. Përpjekjet për të rikthyer reliktet e një kohe të errët janë të destinuara të dështojnë. Pinjollët e atij sistemi, sado nostalgji të kenë, nuk do të arrijnë t’ua imponojnë shqiptarëve simbolet që ata i kanë refuzuar me kohë. Tetova dhe shqiptarët ecin përpara, me identitetin, dinjitetin dhe historinë e tyre, jo me hijet e së kaluarës.”