“Si gjykatat e ish-Jugosllavisë”, Gucati i ashpër pas shtyrjes së vendimit për ish-krerët e UÇK-së
Kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati duke folur rreth shtyrjes së vendimit final për ish-krerët e UÇK-së në Hagë ka theksuar se ata vetëm edhe disa muaj i bëjnë 6 vite që po mbahen padrejtësiasht në Hagë.
Ai këto komente i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10. “Për neve kjo shtyrje ka qenë e papranueshme dhe ne kemi reguar mbrëmë posa kemi marrë lajmin se është shtyrë seanca e 20 korrikut për 16 shtator, dhe ne kemi thënë në fillim se kjo Gjykatë kemi frikë se është instrument politik”, tha ai duke shtuar se po del se kjo Gjykatë është instrument i politizuem.
Madje Ngucati ka qenë i ashpër ndaj shtyrjes së vendimit, duke e konsideruar Gjykatën Speciale të Hagës si Gjykatë e Ish-Jugosllavisë.

