MaqedoniTop Lajme

BDI Tetovë: Publikoni analizat e ISHP-së – qytetarët meritojnë të vërtetën për ujin

Shpërndaje

BDI dega Tetovë ka reaguar lidhur me njoftimin e NPK “Sharri” për cilësinë e ujit të pijshëm në Poroj, Xhepçisht, Reçicën e Madhe dhe Reçicën e Vogël, duke kërkuar transparencë të plotë dhe publikimin e menjëhershëm të analizave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik.

Nga BDI theksojnë se një çështje që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e qytetarëve nuk mund të mbetet vetëm në nivel të një njoftimi në rrjetet sociale, pa u shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Reagimi i plotë:

REAGIM❗️
👉PUBLIKONI ANALIZAT E ISHP-SË – NDRYSHE KY NJOFTIM MBETET SHANTAZH NDAJ BANORËVE PËR T’U FATURUAR UJIN E TYRE!
NPK “Sharri” ka alarmuar sot banorët e Porojit, Xhepçishtit, Reçicës së Madhe dhe Reçicës së Vogël se uji nuk është i sigurt për pije, por nuk ka publikuar asnjë raport zyrtar të Institutit të Shëndetit Publik që e dëshmon këtë.
Në të kaluarën ishte praktikë të publikohen raportet origjinale me datën dhe vendin e marrjes së mostrave, parametrat mikrobiologjikë dhe praninë eventuale të baktereve, parazitëve apo mikroorganizmave të tjerë të dëmshëm. Sot, një çështje kaq serioze po trajtohet vetëm me një shkrim në rrjetet sociale.
Kërkojmë publikimin e menjëhershëm të analizave të plota të ISHP-së, veçmas për secilin vendbanim. Qytetarët duhet të dinë çfarë është konstatuar dhe cilët parametra kanë rezultuar jashtë standardeve.
Nëse raportet nuk publikohen, lind dyshimi i arsyeshëm se frika për shëndetin po përdoret si presion për t’i futur këto vendbanime në sistemin e faturimit të NPK SHARRI, megjithëse ujësjellësit e këtyre vendbanimeve janë financuar dhe po mirëmbahen nga vetë banorët.
Nëse rezulton se ky ka qenë alarm i rremë, pa bazë të dokumentuar nga Instituti kompetent, si subjekt politik do të paraqesim kallëzim penal kundër personave përgjegjës dhe do të kërkojmë përgjegjësi të plotë ligjore.
Frikësimi i qytetarëve nuk mund të përdoret si mjet për shantazh dhe inkasim të parave!