Kronikë e zezëMaqedoniTop Lajme

Janë privuar nga liria 10 shoferë, drejtonin automjet pa e dhënë provimin e vozitjes

Shpërndaje

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 10 shoferë për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal, përkatësisht sepse drejtonin automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: S.A. (33), D.T. (29), L.Xh. (22) dhe S.M. (19), të gjithë nga Shkupi; F.B. (32) dhe M.O. (36), të dy nga fshati Studeniçan i Shkupit; F.A. (44) nga fsh. Petrovec i Shkupit; M.M. (25) nga fsh. Batincë i Shkupit; 24-vjeçarja V.Gj. nga Tetova dhe M.J. (34) nga Negotina, i cili ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale pëkatëse.

U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për siguri më të madhe në rrugë.