RajoniTop Lajme

Kryeministri Kurti u prit në takim nga presidentja Justina Shiroka Pula

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takimin e parë nga presidentja e re e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Pasi e uroi për detyrën, kryeministri Kurti e falënderoi presidenten Shiroka Pula që pranoi këtë përgjegjësi në një kohë kur vendi kishte shumë nevojë për president që, përveçse përbashkon e sjell stabilitet, ka integritet të lartë, dije të gjerë dhe përvojë të gjatë akademike e institucionale.

Kryeministri Kurti theksoi se do të bashkëpunojë dhe do të bashkërendohet me presidenten Shiroka Pula për punët e mira për qytetarët dhe për prioritetet shtetërore.