MaqedoniTop Lajme

Mexhiti: Gjithmonë nder të takohemi e bisedojmë me Bekimin e familjes heroike Jashari

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur në një vizitë vëllazërore Bekim Jasharin, përfaqësues të familjes heroike Jashari, me të cilin ka zhvilluar një takim kushtuar historisë, zhvillimeve aktuale dhe perspektivës së shqiptarëve.

Postimi:
Gjithmonë nder të takohemi e bisedojmë me Bekimin e familjes heroike Jashari.
Në vizitën vëllazërore në Komunën e Çairit, folëm për historinë heroike, të tashmen e planeve të mëdha dhe të ardhmen e ndritur të shqiptarëve.
Vizita e përbashkët në kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza”, një projekt historik në qendrën e Shkupit, është e domosdoshme, sidomos me Bekimin e Hamzës së familjes Jashari.
Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë rreth investimit më të madh në historinë e arsimit shqip në Maqedoni të Veriut.
Shqipja, shqiptari dhe Shkupi janë historikisht të lidhur, ndërsa tashmë e ardhmja ka një dimension të ri kulturor e kombëtar.
E falënderoj Bekimin për vizitën vëllazërore, ndërsa dera e Komunës së Çairit është gjithnjë e hapur për familjen që është busulla e shqiptarisë.