RajoniTop Lajme

Presidentja Shiroka Pula priti komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari

Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës dhe njëherësh Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Justina Shiroka Pula, priti në takim komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili e uroi për marrjen e detyrës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe për rëndësinë e vazhdimit të punës në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, në përmbushje të misionit të saj kushtetues.

Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e rolit të FSK-së në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Presidentja Shiroka Pula priti në takim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti

Presidentja Justina Shiroka Pula ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës.
Gjatë takimit, Ajeti e ka njoftuar Presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare, ndërsa është diskutuar edhe për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.