UNT dhe komuna e Dibrës nënshkruan memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim akademik dhe zhvillimor
Dibër, Tetor 2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Komuna e Dibrës kanë zyrtarizuar bashkëpunimin e tyre institucional përmes nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimi. Dokumenti zyrtar u nënshkrua nga rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, dhe kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela.
Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm drejt sinergjisë ndërmjet arsimit të lartë dhe pushtetit lokal. Qëllimi kryesor i këtij partneriteti është bashkëpunimi dypalësh në zhvillimin e programeve studimore dhe kërkimore-arsimore, si dhe angazhimi i përbashkët në projekte shkencore e akademike me interes të ndërsjellë.
Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë zhvillimin e nismave të përbashkëta arsimore e kërkimore, organizimin e konferencave e botimeve shkencore, si dhe zbatimin e projekteve me interes të ndërsjellë për komunitetin akademik dhe qytetarët e Dibrës dhe jo vetëm.
Në këtë takim të rëndësishëm, rektori Fetaji ishte i shoqëruar nga prorektori Prof. Dr. Fati Iseni, dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike Prof. Dr. Neritan Turkeshi, senatori nga Fakulteti Juridik, Prof. Inor. Dr. Argëtim Saliu dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Rektori Prof. Dr. Bekim Fetaji dhe kryetari z. Fisnik Mela shprehën përkushtimin e tyre dypalësh për jetësimin e objektivave të këtij memorandumi, duke vlerësuar se lidhja e marrëveshjeve të këtilla krijon mundësi të reja për avancimin e dijes, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik.

