BotaTop Lajme

Kush mund ta zëvendësojë Trumpin në garën presidenciale të vitit 2028?

Shpërndaje

Donald Trump u kishte kërkuar votuesve të imagjinonin se edhe ai ishte kandidat në fletëvotim, por kjo nuk i pengoi demokratët të shënonin fitore në zgjedhjet afatmesme.

Rezultati ka bërë që vëmendja të përqendrohet tashmë te zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, kur emri i Trumpit nuk do të jetë në fletëvotim.

Ish-aleatja e lëvizjes MAGA, Marjorie Taylor Greene, beson se republikanët tashmë kanë nisur të përgatiten për garën e ardhshme dhe se disa figura po ndërtojnë pozicionet e tyre për të siguruar nominimin e partisë.

Mes emrave që përmenden si kandidatë të mundshëm janë:

JD Vance

Zëvendëspresidenti ishte ndër të parët që ia atribuoi humbjen e republikanëve luftës me Iranin. Edhe pse duket se është përpjekur të distancohet nga disa prej politikave të Trumpit, Vance mbetet pjesë e administratës dhe është i lidhur ngushtë me të.

Marco Rubio

Rubio është një tjetër figurë e rëndësishme e administratës Trump. Ai ende nuk ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve afatmesme, por prej kohësh është përmendur si një kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Pete Hegseth

Edhe sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, është përmendur në mesin e emrave të mundshëm. Megjithatë, pozita e tij në administratë thuhet se është vënë në diskutim, ndërsa demokratët mund të përpiqen të nisin procedurë për shkarkimin e tij përmes fajësimit (impeachment).

Ron DeSantis

Guvernatori në largim i Floridës është një tjetër emër që mund të hyjë në garë. Ai është ndër politikanët republikanë që dolën nga zgjedhjet afatmesme me mbështetjen në shtetin e tij kryesisht të paprekur, ndonëse Florida mbetet një bastion tradicional i republikanëve. /Telegrafi/