MaqedoniTop Lajme

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup prej sot i akredituar nga YÖK-u bordi i akreditimit i Turqisë

Shpërndaje

Ankara, 05.11.2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shënoi sot një arritje të rëndësishme në ndërkombëtarizimin e tij, duke marrë Akreditimin e Universitetit nga Këshilli i Arsimit të Lartë i Turqisë (YÖK).

Rektori, Prof. dr. Bekim Fetaji, dhe prorektori për Financa, Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela, zhvilluan sot një takim në selinë e YÖK-ut në Ankara, ku dorëzuan dokumentacionin e plotë të UNT-së, për akreditim. Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës, zyrtarët përgjegjës miratuan njohjen dhe Akreditimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në Turqi.

Delegacioni u mbështet nga Prof. Sevba Abdulla me prejardhje nga Shkupi aktualisht profesor në Universitetin Medeniyet, Stamboll, i cili lehtësoi organizimin e takimit dhe komunikimin me Kryetarin e YÖK-ut, ish-profesorin e tij. UNT-ja shpreh mirënjohje të thellë për kontributin e tij.

Kjo njohje mbështet ndërkombëtarizimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me universitetet turke dhe krijon një bazë për zhvillimin e partneriteteve akademike e shkencore.