Mickoski nga Berlini: Maqedonia në tryezë me liderët botërorë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar nga Berlini për pjesëmarrjen në një aktivitet të organizuar nga kancelari gjerman, Friedrich Merz, ku është diskutuar për sfidat globale dhe situatën aktuale të sigurisë në botë.
Sipas Mickoskit, në diskutime janë përfshirë edhe negociatorët specialë në procesin e arritjes së paqes në Ukrainë, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump është kyçur përmes telefonit, duke informuar për bisedat e tij me presidentët e Rusisë dhe Kinës.
Mickoski thekson se Maqedonia e Veriut po merr pjesë aktive në dialogun ndërkombëtar dhe në diskutimet për përballjen me sfidat globale.

