Ali Ahmeti : Dikur LSDM, sot VMRO DPMNE, e njejta fushatë, i njejti narativ, e njejta strategji me qëllim të njejtë
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti godet sërish dy partitë më të mëdha maqedonase, VMRO DPMNE dhe LSDM, me porosinë që të dyja kopjojnë njëra tjetrën në fushatën kundër BDI me strategji dhe qëllim të njejtë.
Postimi i plotë:
Dikur LSDM, sot VMRO DPMNE, e njejta fushatë, i njejti narativ, e njejta strategji me qëllim të njejtë.
Janë qytetarët ata që vendosin fatin e partive politike në vend dhe përcaktojnë përgjegjësinë për udhëheqjen e shtetit në përputhje me pritshmëritë e tyre.
Asgjë e re, film i pamë, me skenar të vjetër dhe jokreeativ, me ritransmetime të shpeshta me aktorë të ndryshëm.
Ne, punën tonë në të mirën e shoqërisë dhe të qytetarëve si dhe të instalimit të politikave konstruktive dhe bashkëpunimit midis subjekteve në të mirën e vendit, do ta vazhdojmë dhe i ftojmë të gjitha partitë politike të miren me proekte e programe dhe jo me njerëz e parti.
Vota e qytetarit në demokraci dhe shoqëri multietnike është e shenjtë dhe përcaktuese për stabilitetin institucional të vendit dhe me doemos duhet respektuar nga të gjithë që synojnë të bartin përgjegjësi për ta drejtuar vendin duke ndërtuar politika të qëndrueshme, pa i përsëritur gabimet e të kaluarës.