RMV, sot do të shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë
Enti Shtetërorë për Statistika sot pritet të shpall rezultatet përfundimtare të Regjistrimit, për të cilin është përgatitur manifestim në Sallën e Filarmonisë.
Në lidhje me: Bashkë me diasporën, maqedonas 62%, shqiptarë 29.5%! TV21 mëson rezultatet e para të regjistrimit të popullsisë.
TV21 nga burime të tij në Entin e Statistikave para disa dite raportoi për një pjesë të rezultateve për numrin e banorëve rezidentë dhe jorezidentë.
Jozyrtarisht sipas burimeve, në Maqedoninë e Veriut jetojnë 1.8 milionë qytetarë. Bashkë me diasporën jemi 2.1 milionë, që nënkupton se rreth 300 mijë jetojnë jashtë vendit. Numri total i qytetarëve që kanë numra amë është 2.5 milionë.
Në aspektin e bashkësive etnike që jetojnë në vend, sipas informacioneve, nga 1.8 milionë rezidentë, rreth 63 deri 65% janë maqedonas, rreth 24.7% shqiptarë dhe rreth 10 deri në 12% bashkësi të tjera që jetojnë në vend.
Përqindjet ndryshojnë nëse në numrin e përgjithshëm të popullsisë llogariten edhe ata që jetojnë në diasporë, siç parashihet në ligj.
Bashkë me diasporën, sipas burimeve jozyrtare, maqedonas do të rezultojnë 60 deri në 62%, shqiptarë 29.5%, ndërsa pjesëtarë të bashkësive të tjera etnike 8 deri në 10%.
Regjistrimi zgjati nga 5 deri më 30 shtator 2021.
Regjistrimi i fundit në vend u mbajt në vitin 2002, kur popullsia e përgjithshme ishte 2,022,547 persona.