Maqedoni

Ish kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi ambasadore në Bruksel

Shpërndaje

Ish kryetarja e komunës së Tetovës dhe aktualisht zv.kryetarja e BDI-së, Teuta Arifi është propozuar të jetë ambasadore e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian respektivisht në Bruksel.

Sipas informacioneve drejtori aktual i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski, është propozuar për ambasador në Francë.

Burime të mirëinformuara thonë gjithashtu se postin e ambasadorit në Uashington do ta zërë Zoran Popov, një diplomat karriere i cili është sekretar i shtetit në Ministrinë e Jashtme.

Siç mësohet jozyrtarisht, këto propozime të Ministrisë së Punëve të Jashtme tashmë kanë kaluar në Qeveri dhe duhet të arrijnë miratimin e Presidentit.

Më pas, procedura ligjore parashikon lëshimin e një marrëveshjeje nga vendi pritës ku ata janë drejtuar.