Prof. Bardhyl Dauti: Të kalkulojmë pak më drejtë, e të flasim më saktë!
Të kalkulojmë pak më drejtë, e të flasim më saktë!
1,836,824 (censusi 2022) – 1,824,864 votues (sipas KSHZ-së) = 11,960 (persona ndër 18 vjet). Pra, që ironia të jetë e madhe, i bie se në MQV jetojnë vetëm 11,960 banorë ndër 18 vjet pa të drejtë vote.
E në anën tjetër vetëm numri fëmijëve që lindin në MQV brenda 5 viteve të fundit, mesatarisht sillet rreth 20 000 foshnjë. Pra, “numri i banorëve ndër 18 vjet mbulohet 1,67 herë vetëm nga numri i foshnjëve të vitit 2022”!!!???
Sipas të dhënave të natalitetit, numri i banorëve ndër 18 vjet duhet të jetë, përafërsisht: 18×20,000=360,000 persona, jo 11, 960, aq sa është diferenca në mes censusit 2022 dhe numrit të votave nga KSHZ!
(Pak tragjiko-komike).
Sidoqoftë:
Nqs rregjistrimi është i saktë, urgjentisht:
1. Të pastrohet dhe rivlerësohet lista zgjedhore nga KSHZ, sepse këtu është manipulimi më i madh politik-ndëretnik, me numër mandatesh të deputetëve etnik, me ç’rast brenda sistemit politik funksionalizohet njëanshmëria etnike maqedonase kundrejt asaj shqiptare, dhe
2. Mundësisht të zvogëlohet numri i partive shqiptare në garë politike sepse demokracia e tepërt, me këto numra politik të KSHZ-së, nqs rrit lirinë individuale e mini-grupore, ajo zbret ndjeshëm lirinë kolektive dhe etnike dhe e prish demokracine konsensuale dyetnike shqiptaro-maqedonase.
Këto duhet të jenë hapa pasues të politikbërjes shqipare në MQV!
P.S: MQV pas zgjidhjes eventuale të kontekstit me Bullgarinë, i hap kapitujt për anëtarësim në BE.
Pyetja pasuese e BE-së ndaj MQV- së: Si mundet që numri i banorëve prej 1.8 milon të jetë i barabartë me numrin e votuesve prej 1.8 milion, me një dallim insignifikant🤦🏼?!
B.D!