MaqedoniTop Lajme

Bërns: Me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, NATO-ja u përforcua në mënyrë shtesë

Shpërndaje

NATO është grup prej 30 vendeve sovrane, të pavarura, të cilat ndajnë ideale të përbashkëta për mbrojtjen e qytetarëve të vet, respektimin e fqinjëve të tyre dhe garantimin e ardhmërisë më të sigurtë, më stabile për tërë Evropën. Përkushtimi i Maqedonisë së Veriut ndaj këtyre parimeve është padyshim i fuqishëm. Ndërsa me Maqedoninë e Veriut, aleanca vetëm u përforcua, deklaroi ambasadorja amerikane, Kejt Meri Bërnz, në shënimin e Ditës së NATO-s – 4 Prilli, ngjarje në organizim të Këshillit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, e në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Qendrën edukative M6 dhe NATO sektorin për diplomaci publike nga Brukseli.

Si depozitues të NATO-s, SHBA-ja ishte e para që i dëshiroi mirëseardhje Maqedonisë së Veriut në Aleancë para dy viteve.

“Si partner i barabartë, jemi krenarë që qëndrojmë të bashkuar me Maqedoninë e Veriut dhe çdo NATO aleat në dëshirën tonë “që të jetojmë në paqe me të gjithë popujt dhe të gjitha qeveritë”, porositi Bërnz, në video fjalimin e saj.

Tani, kur agresioni i paaryesshëm i Rusisë në Ukrainë e rrezikon sigurinë rajonale, Bërnz thotë se, shohim sa është me rëndësi ky partneritet edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Evropën.

“Si partner me vlerë dhe e barabartë, Maqedonia e Veriut vullnetarisht e ka ndarë barën për përgjigje ndaj këtij kërcënimi aktual. Duke qëndruar krah për krahu në solidaritet me fqinjët dhe aleatët e vet, e fuqishme në përkushtimin e saj ndaj paqes dhe sigurisë për tërë Evropën përmes mjeteve diplomatike dhe ushtarake – Maqedonia e Veriut është shembull i frymës së kësaj aleance mbrojtëse, e cila u krijua para 73 viteve”, deklaroi Bërnz.

NATO është aleancë e veprave dhe fjalëve, tha Bërnz dhe shtoi se Maqedonia e Veriut vazhdon ta respektojë premtimin e saj se do ta plotësojë obligimin për investim në mbrojtje deri vitin 2024.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të bëjnë hapa për rindërtimin dhe modernizimin e ushtrisë së vendit përmes pajisjes së re stërvitëse së forcave speciale dhe gatishmërisë së rritur mes agjencive të saj për përgjigje ndaj gjendjeve të jashtëzakonshme me karater joushtarak”, deklaroi Bërnz.

Zëvendës ndihnësja e sekretares së përgjithshme për diplomaci publike në NATO, Karmen Romero, porositi se agresioni rus ndaj Ukrainës e ka sjellur sërish detyrën kyçe të NATO-s, e ajo është mbrojtja e vendeve të cilat janë anëtare të Aleancës dhe qytearëve të tyre.

Shënimi i Ditës së NATO-s, tha Romero, është me rëndësi, posaçërisht kur gjendemi në kthesë historike, ku kemi luftë të ndërlikuar për vlerat tona dhe mbajtjen e lirisë dhe demokracisë – përballë autokracisë, përballë shfrytëzimit të forcës brutale.

Paraprakisht në ngjarje fjalime mbajtën edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Ngajrja “Dita e NATO-s – 4 Prilli”, është aktivitet i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, ku krahas shënimit të përvjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Uashingtonit dhe formimit të NATO-s, shërben si ngjarje, qëllimi i së cilës është ta informojë opinionin më të gjerë për zhvillimin e ngjarjeve në nivel global, kontributin e shtetit dhe beneficionet nga anëtarësimi në Aleancë.