“O vdeksha unë për ju!”, Rama-opozitës: Bëtë mejhane e disko në kala e parqe kombëtare, sot na tregoni ne si bëhet Butrinti
Rama: Te gjuha nis gjithmonë problemi, nuk nisin kot librat e shenjtë me fjalën. Kemi probleme që na ndajnë në shumë gjëra, por te gjuha kemi problemin kryesor. Ju keni një nivel bazik të gjuhës shqipe, që është i ulët fare. Ne e kemi më ndryshe punën e gjuhës, nuk i thash asnjërit nga ju ti je budalla. Unë thash ju keni budallallëkun sëmundje në kope, nëse u ndjetë dele, ky është problemi juaj. Edhe njerëzit kur bien në nivelin tuaj kthehen në kope.
Këto janë nivele të shprehuri. Nëse do hyjmë të gjuha parlamentare, ju s do hynit më kurrë në parlament. Nuk thoni vec fjalë fyese por shani me fjalë që përbëjnë akuza penale. Pra për mua nëse dikush më thotë ‘budalla’ s kam problem por nëse dikush më thotë kriminel, patjetër kam problem. Dhe ti provove që je e njëjta gjë si ai që medemek je kundështar sot. The që kam cuar ikona në Gjermani, këtë e ka thënë ai. Ndaj s’ju voton njeri. Ndaj ai i vdekur komplet u cua dhe ju mori përpara ju. Ju jeni kopje të zbehta e të shëmtuara të tij, të gjithë ju për fat të keq. Në 1993 nuk është themeluar Fondacioni por Fondi Shqiptaro Amerikan.
E dyta, ju akuzoni këtu një fondacion që është fondacion jo fitimprurës i financuar nga qeveria e SHBA dhe bëni akuza thua se është min juaj e kulturës që kalanë e Lezhës e bëri me disko dhe e ktheu në hapsirë ku shkohej e bëheshin shiringa droge. Unë nuk kam dhënë bingo të Teatrin Kombetar e kam gjetur me kontratë, po ashtu te Pallati i Kulturës, dhe këto i bëni ju që s keni lidhje me c ka nevojë të bëjë ky vend. S’dini çfarë flisni i kujtoni se politika është të vish këtu. Sot shteti ynë është në gjykatë të lartë në proces akoma, për mejhanet që latë në kalanë e Lezhës. Ju jeni fundi, s’keni lidhje me cfarë flisni, jeni out dhe s’mbani përgjegjësi për cfarë thoni. Dini vetëm të shani e të akuzoni.
O njerëz, ju keni dhënë leje për benzinata në parqe kulturore e monumente kulture. Dhe lind gjenerata tjetër, rritet dhe sa i vjen goja e infektuar me virusin e budallallëkut. Ju vijoni, fatkeqësi e madhe për jetimët e lënë rrugëve. I keni bërë mish për top në këtë luftën absurde. Kërkoni të na tregoni ne si bëhet Butrinti. O vdeksha unë për ju!” u shpreh Rama.