Aziri pyet ministrat për hetimin ndërkombëtarë të rasteve të montuara dhe pagat 600 euro në arsim
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në seancën parlamentare për pyetje të deputetëve Kuvend ka parashtruar pyetje ndaj Ministrit të Drejtësisë, Nikolla Tupançeski nëse ka dërguar ndonjë kërkesë nga Ministria e Drejtësisë, deri te institucionet ndërkombëtare për të hetuar rastet e dyshimta si të montuara? si dhe pyetje ndaj Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri se a është mbajt premtimi për pagat 600 euro në arsim.
Pyetje e parashtruara ndaj ministrave të Qeverisë, në seancën parlamentare për pyetje të deputetëve nga deputeti Elmi Aziri:
Pyetje ministrit të drejtësisë:
Deri tani, a ka pasur ndonjë kërkesë nga Ministria e Drejtësisë, deri te institucionet ndërkombëtare për të hetuar rastet e dyshimta si të montuara?
Pyetje drejtuar ministrit për arsim dhe shkencë:
Në fushatën parazgjedhore ju keni premtuar se gjatë 100 ditëshit të parë, mes të tjerave, përpos personalit mjeksor, inferimierëve e kështu me radhë, të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm do të kenë rrogën 600 euro. Pyetja i nderuar ministër është kështu: A e keni bë këtë premtim ose nuk e keni bë, se e vërteta është nji, ose unë këtu e them të vërtetën se e keni bë këtë premtim, ose unë nuk po e them të vërtetën, është imagjinatë e imja? E dyta, nëse e keni bë këtë premtim, a e keni mbajtur këtë premtim?, ka përfunduar Aziri.