Një tifoz me flamur shqiptar futet në fushë në ndeshjen Real Madrid – Man City, përqafon Karim Benzeman para se të largohej
Real Madridi e ka mbyllur kohën e rregullt në epërsi ndaj Man Cityt me rezultat 2-1, duke bërë që kjo ndeshje të shkojë në vazhdime.
Pasi fillimisht shënoi Riyad Mahrez, mbretërit u kthyen në lojë me dy gola.
Ishte zëvendësuesi Rodygo Goes, heroi i mbretërve që shënoi dy herë në kohën shtesë për ta nderuar Realin.
Me të filluar pjesa e dytë një tifoz është futur në fushë duke e ndërprerë ndeshjen.
Ai kishte një flamur shqiptar në dorë, ndërsa shkoi direkt te Karim Benzema.
Shqiptari përqafoi Benzeman para se të largohej nga sigurimi nga fusha.
Kjo i solli fat Benzemas i cili fitoi penallti dhe pastaj e ktheu në gol.
Mbretërit tani janë në epërsi të madhe, pasi që me këtë rezultat shkojnë në finale.