A është koha për një takim liderësh? Ja si përgjigjet Ali Ahmeti (Video)
Në emisionin Klan Debat, kreu i BDI-së Ali Ahmeti në pyetjen se a duhet një takim liderësh u përgjigj:
”Ne si parti politike kemi qenë kontribues për zgjidhje sa më tmirë dhe tejkalim të krizës në mënyrë sa më lehtësuese, ju e dini se ka pasur ngritje çmimesh në gjitha s’ferat por ne si qeveri kemi menaxhuar këtë situatë mirë. Sa i takon zgjedhjeve të parakohshme, atëher duhet e gjithë Evropa dhe ballkani të shkon në zgjedhje të parakohshme. Në këto kushte krize nuk mendoj që duhet të shkohet në zgjedhje, unë isha pajtuar me Mickovskin nëse thirej në takim të bisedohet për problemin me Bullgarinë, por ndryshe nuk mendoj që është koha e duhur”. /KlanMacedonia/