Taravari: Edhe një çerdhe e re do të ndërtohet në Gostivar
Edhe një çerdhe e re i shtohet Gostivarit, ka njoftuar kryetari i komunës, Arben Taravari në faqen e tij zyrtare në facebook duke shtuar se filluan punimet për ndërtimin e një objekti të ri në kuadër të çerdhes “Lulishtja” me kapcitet për vendosjen e 100 vogëlushëve.
“Sektori për arsim pranë Komunës së Gostivarit, aplikoi dhe fitoi këtë projekt nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në programin “Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale” finansuar nga Banka botërore, dhe tani filloi të bëhet realitet çerdhja e re me kapacitet për mbi 100 vogëlushë”, theksoi Taravari.