Çmim i ri i energjisë elektrike nga muaji i ardhshëm

Shpërndaje

Kompanitë e energjisë janë ende duke llogaritur nëse dhe sa do të rritet çmimi i energjisë elektrike. Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimoski, thotë se kompanitë kanë afat deri në fund të muajit që të dorëzojnë llogaritjet e kostos në KRRE, pas së cilës do të merret një pasqyrë më e qartë se cili do të jetë çmimi i ri.

Ajo që dihet tani për tani është se MEPSO do të kërkojë rritje të çmimit për shërbimin që ofron, por sa saktësisht nuk mund të thuhet – shërbimet në kompani janë ende duke punuar në kalkulime. EVN-HOME dhe Elektrodistibucija janë drejt fundit të llogaritjeve dhe nesër planifikojnë t’i dorëzojnë shpenzimet në KRRE.