Edhe Nasim Haradinaj dënohet me 4 vite e 6 muaj burgim
Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale, me në krye gjykatësin Charles Smith III ka marrë vendim për Nasim Haradinajn.
Nasim Haradinaj është fajtor për disa nga pikat e aktakuzës dhe është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burgim.
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj akuzohej për vepra penale që lidhen me administrimin e drejtësisë.
Mbi të rëndonin dy akuza për vepra penale kundër rendit publik (Pika 1 dhe Pika 2).
Po ashtu katër vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, ku përfshihej frikësimi gjatë procedurave penale, hakmarrja si dhe shkelje e fshehtësisë së procedurës.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në njësinë e paraburgimit të DHSK-së, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.