Sveçla jep detaje për aksionin në veri ku u zbulua laboratori i drogës: Policët dhe doganierët u sulmuan me armë zjarri
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia ka zbuluar laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg, në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës.
Përmes një njoftimi në Facebook, ku ka publikuar fotografitë e laboratorit, ai ka thënë se gjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg.
Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material.
Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës.